Dy persona kanë rënë në prangat e policisë paai u kapën duke transportuar me kamion, me qëllim shitjen, mallra të dyshuara të kontrabanduara. Si rezultat i operacionit policor të koduar “Tranzit 2”, u arrestuan Orjan Gjoveshi, 35 vjeç, dhe Ristan Sota, 47 vjeç, banues në Vlorë. Gjoveshi dhe Sota u kapën në flagrancë, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Nartës”, teksa transportonin me kamion, me qëllim shitjen, mallra të ndryshme, të papajisura me faturat tatimore apo me deklaratat e origjinave.