Një 42-vjeçar është proceduar penalisht nga policia e Pogradecit, pasi transportonte me kamion, lëndë drusore pa dokumentacionin përkatës. Sekuestrohen 15 m3 dru të prera në mënyrë të paligjshme dhe automjeti kamion që shërbente për t’i transportuar.