Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Botë kanë arrestuar një të mitur i cili dyshohet se po transportonte katër shtetas të huaj me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit. Bëhet me dije se 16-vjeçari është arrestuar në flagrancë, teksa drejtonte automjetin pa leje drejtimi me synimin që të ndihmonte, përkundrejt fitimit, katër shtetasit e huaj të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme.