Policia kufitare në bashkëpunim me atë të Korçës kanë arrestuar dy persona të cilët transportonin emigrantë të paligjshëm. Gjatë këtij aksioni u konstatuan 57 shtetas të huaj të cilët kishin si qëllim kalimin në vendet e BE. Policia bën me dije se secili prej tyre kishte kryer një pagesë përreth 1000 euro.