Goditen në PKK Port, Durrës, 1 rast i mosdeklarimit të parave të dyshuara me burim krimin dhe 1 rast i kontrabandimit të mallrave për të cilat paguhet akcizë. Sekuestrohen në hyrje të Shqipërisë, 111 000 paunde dhe mallra me vlerë 900 euro. Procedohen penalisht 2 shtetasit që transportonin paratë dhe mallrat, me automjete me targa britanike.