Shoqatat e transportit publik paralajmërojnë se për shkak të rritjes së kostove nga shtrenjtimi i çmimit të karburantit dhe mungesës së reagimit institucional për dhënie kompensimi, nga java e ardhshme mund të ndërpresin shërbimin për rreth 450 linja të sektorit. Përmes një letre Shoqata e Transportit Qytetas dhe Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban i janë drejtuar këtë të premte ministrisë së Ekonomisë dhe asaj të Infrastrukturs dhe bashkisë Tiranë duke kërkuar ndërhyrje emergjente.