Kandidati i Partisë Demokratike zyrtare, Roland Bejko, e konsideron si të parealizueshëm dhe të bërë në kuadër të fushatës elektorale, premtimin e Belind Këlliçit për transport falas. Sipas tij kjo nuk ndodh as edhe në vendet më të zhvilluara. Gjatë ecjes së tij në zona të ndryshme të kryeqytetit, Bejko u ndal në njësinë numër dy ku akuzoi Erion Veliajn për diskriminim të qytetarëve për shkak të përkatësisë politike. Bejko vijoi më tej me takim e ecje edhe në zonën e Rrugës së Durrësit, ku dorëzoi personalisht tek bizneset dhe qytetarët, programin e tij, nëpërmjet të cilit kërkon besimin e kryeqytetasve më 14 maj.