Kryeministri Edi Rama u ndal në Shkodër ku së bashku me kryebashkiakun Benet Beci, e nisi nga lagjja e Zdrales, inspektimin e kantiereve të reja “Pasi mbaruam 70 fasada të aksit kryesor, kemi dhe 30 të tjera që po bëjmë tani. Afërsisht gjithë aksin nga hyrja e Shkodrës deri në dalje në Rus në Shkodër. Por midis të tjerave futëm dhe pjesën e Universitetit si projekt.”