Një tjetër bllok banimi është transformuar në Tiranë, në Njësinë 3. ndërmjet rrugëve “Marie Kraja”, “Kokonozët”, “Zana Floqi” dhe “Filip Shiroka”. Teksa ka inspektuar punimet në terren, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, vlerësoi se punimet po ecin me ritme të shpejta për të mbajtur premtimin e dhënë nga bashkia.