“Ka qenë një transferim paqësor i pushtetit”, ka deklaruar kryeministri Albin Kurti, teksa ka vizituar ambientet e sapohapura të Administratës Tatimore në Mitrovicën e Veriut, ku deri para disa kohësh ishte Drejtoria për Qytet dhe Tokë Ndërtimore dhe disa institucione tjera më të vogla paralele të Serbisë. I pyetur nga gazetarët serbë nëse ka demokraci në Kosovë, Kurti theksoi se qeveria e tij po punon për barazi dhe sundim të ligjit.