Në Maj të vitit 2008, u bë një transaksion dhe kompania që përthithi aksionet e familjes Ahmetaj iu shit “Telekom Sllovenisë” që blen fillimisht 75 % të kuotave e më pas edhe pjesën tjetër. Në Prill të vitit 2009 kompania ndryshon emrin në “Primo Comunication”. Emri me të cilin çështja e vjedhjes së parave publike shkoi në Gjykatën e Lartë. Por, për të humbur gjurmët nga abuzimi prej 22 milionë dollarësh, edhe emri i kompanisë “Primo Comunication” është zhdukur. Në Shtator të vitit 2014 ndryshohet sërish emri nga Primo, në “Vivo Comunication”.