Ministria e Financave ka udhëzuar të gjitha institucionet financiare që operojnë në vend që të raportojnë çdo transaksion të dyshimtë që kryehet në sportelet e tyre. Udhëzimi përfshin të gjitha institucionet, që nga pikat më të thjeshta të këmbimit valutor, deri tek bankat e nivelit të dytë. Udhëzimi i ministrisë kërkon nga këto institucione që të krijojnë një profil rreziku për klientët që pas monitorimit, gjurmimit dhe analizës së transaksioneve të tyre lindin dyshime.