Fermerët grekë nuk tregojnë asnjë shenjë për tërheqje nga protestat, përkundrazi premtojnë përshkallëzim, shkruajnë mediat vendase. Ministria e Zhvillimit Rural, ka deklaruar këtë të hënë, se ‘topi i dialogut është në duart e fermerëve’ dhe se demokracia ka kushte të cilat duhet të respektohen nga të gjithë. Në lidhje me enerigjinë elektrike, ministria është shprehur se çmimi I ulët do të të jetë në të njëjtin nivel, ndërsa premtoi uljen e tij edhe më shumë në vijim. Ndërsa deklraoi se duhet të ketë një ripërcaktim të konsumit të naftës dhe se nuk ka tavan për rimbursimin e taksës speciale të konsumit. Vala e protestave nga fermerët greke shpërtheu pas një skandali lidhur me subvencionet bujqësore të BE-së, ku dyshohet se ka pasur abuzime nga fermerët dhe zyrtarët grekë, duke çuar në pezullimin e fondeve.