Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ishte në zonën e Dhërmiut, në bashkinë e Himarës, ku inspektoi nga afër zbatimin e aktit normativ për trajtimin e ujërave të ndotur nga subjektet hoteliere që operojnë përgjatë bregdetit.