Një trajler është përmbysur në hyrje të qytetit të Durrësit, duke bllokuar lëvizjen e automjeteve. Shkak për për këtë aksident është bërë shpejtësia e lëvizjes, një devijim i gabuar, por edhe lagështia në rrugë. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për të normalizuar lëvizjen në këtë segment rrugor, që ka qenë edhe i ngarkuar.