Një ngjarje e rëndë ndodhi në portin e Durrësit ku një çift turistësh nga Gana por me pasaportë britanike u rrëzuan në det teska po lundronin me një Jet Ski. Sipas policisë rreth orës 11:00 gjatë manovrave që çifti po bënte në zonën përballë shkëmbit të Kavajës, dyshohet se humbi kontrollin mbi mjetin lundrues dhe ranë në ujë.