Aktorët politikë në vend kanë shprehur mesazhe ngushëlluese për humbjet e jetëve në spitalin e Tetovës, pas zjarrit të rënë mbrëmjen e së mërkurës. Kreu i shtetit, Ilir Meta reagoi në mediat sociale duke shprehur solidaritet dhe trishtim tragjedinë e ndodhur në vendin fqinj. ‘Një ngjarje tepër e rëndë dhe tronditëse, veçanërisht për numrin e viktimave të raportuara. Shpreh ngushëllimet më të ndjera për jetët e humbura dhe ndaj dhembjen e madhe me familjarët e tyre!