Një ngjarje e rëndë është shënuar në Gjakovë, ku një 4 vjeçare ka ndërruar jetë në spital, pasi ishte në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas raportimeve, e mitura dyshohet se është goditur nga dy fëmijë të tjerë, në pjesën e shpinës dhe gjoksit. Megjithëse vajza është paraqitur në spital në gjendje të rënduar, prindërit e sa janë shprehur se stafi mjekësor nuk është përgjigjur siç duhet ndaj saj, duke pretenduar se pasi kanë kërkuar disa herë ndihmë mjekësore për vajzën e tyre, kanë marrë vetëm disa këshilla sipërfaqësore nga ekipi mjekësor.