Ngjarja tragjike e shënuar në Tempos të Greqsë, ku dy trena, një me udhëtarë dhe tjetri me mallra u përplasën me njëri tjetrin, solli reagimin e politikës shqiptare. “I tronditur nga tragjedia e përplasjes së trenit në Greqinë fqinje! Ngushëllime të sinqerta familjeve të viktimave, ndërsa të mbijetuarve ju uroj shërim të shpejtë. Unë dhe Shqipëria qëndrojmë përkrah me popullin grek”.