Pas një seance të gjerë dëgjimore të premten, gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë për arrestimin e pronarit të barit Crans-Montana, Jacques Moretti, i cili sipsa organit të akuzës rrezikonte të largohej jashtë vendit pas tragjedisë me 40 viktima natën e vitit të ri. Zyra e prokurorit të Valais fillimisht kishte përjashtuar mundësinë e një arrestimi, duke përmendur faktin se nuk kishte rrezik arratisjeje për Jacques Moretti dhe gruan e tij. Megjithatë, zhvillimi i ri tregon se situata ka ndryshuar dhe ndalimi u konsiderua i nevojshëm.