Zbardhet ekspertiza për vdekjen e dy vëllezërve, Sabri dhe Novruz Velaj 90 dhe 85 vjeç të cilët u gjetën të vdekur të hënën në banesën e tyre në fshatin Çorrush të bashkisë Mallakastër prej banorëve të lagjes. Burime zyrtare nga Policia e Fierit bëjnë të ditur se dy vëllezërit kanë ndërruar jetë për shkaqe natyrale katër apo pesë ditë më parë.