Ish-drejtori i MEICO, kompanisë së shitjes së municioneve për Gërdecin, Ylli Pinari, ka dëshmuar më shumë se 3 orë këtë të mërkurë në GJKKO në procesin ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu. Pinari teksa foli për mediat pas dëshmisë në GJKKO bëri përgjegjës Forcat e Armatosura për tragjedisë e Gërdecit në vitin 2008.