Trupi i 14-vjeçarit të zhdukur në brigjet e lumit Seman të mërkurën u gjet këtë të enjte nga polumbarët e repartit RENEA. Trupi i të riut fatkeq u gjet pas shumë orësh punë kërkimore edhe nga banorët e zonës. Tragjedia në familjen Saka bëhet më e madhe pasi të njëjtin fat të 14-vjeçarit e ka patur dhe djali tjetër I familjes shumë vite më parë. Një tjetër banor shprehet se kërkimet kanë vijuar pa ndërprerje gjatë natës, por nuk patën asnjë rezultat.