Një ngjarje e rëndë ka tronditur provincën e Luccës në Itali, ku katër anëtarë të një familjeje shqiptare humbën jetën si pasojë e helmimit me monoksid karboni. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkak i helmimit fatal ka qenë një defekt në kaldajën e banesës trekatëshe ku jetonte familja. Ngjarja ka ndodhur ndërsa familjarët po darkonin, moment në të cilin gazi helmues është përhapur në ambientet e shtëpisë, duke shkaktuar fillimisht helmimin dhe më pas vdekjen e tyre.