Një 28-vjeçare ka ndërruar jetë pas një ndërhyrje kirurgjikale në Spitalin Amerikan. 28-vjeçarja Irida Hasalla iu nënshtrua një procedure estetike të liposucionit të hënën e 30 janarit, dhe një ditë më pas, këtë të martë pësoi trombozë dhe ndërroi jetë. Aktualisht trupi i të resë ndodhet në morg ku po i bëhet autopsia, ndërsa familja ka kallëzuar rastin në komisariatin nr. 4 për mjekim të pakujdesshëm.