Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut ku nënë e bijë u gjetën të pajetë në banesë ndërsa djali I mitur dhe kryefamiljari në gjendje të rëndë. Ngjarja ndodhi në Sllatinë të Tetovës, sipas policisë ishte nëna e viktimës ajo që i gjeti në banesë dhe që njoftoi më pas policinë. Sipas uniformave blu, 36-vjeçarja dhe vajza e saj e mitur kishin humbur jetën. Ndërsa kryefamiljari dhe djali I tij ishin në gjendje të rëndë dhe u dërguan me urgjencë drejt spitalit, ku morën ndihmë mjekësore.