Top News/ Tragjedi në Serbi, mbytet anija në lumin Drina / Ishte mbushur me emigrantë, 7 të zhdukur
22/08/2024 13:45

Një anije e mbushur me emigrantë, që po tentonin të kalonin nga Serbia në Bosnje Hercegovinë është fundosur në lumin Drina gjatë natës, tha ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiç të enjten. “Mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:00, policia kufitare në Llubovi u informua nga autoritetet kufitare të Bosnje Hercegovinës, por edhe nga qytetarët, që gjatë natës një anije me emigrantë është fundosur në Drina. Emigrantët po tentonin të kalonin lumin nga Serbia”, tha Daçiç, sipas njoftimit. Menjëherë pas këtij njoftimi, pjesëtarët e policisë dhe Departamenti për Situatat Emergjente shkuan në vendngjarje dhe po kryhen kontrolle në lumë, thanë autoritetet serbe. Sipas emigrantëve që dolën në breg, në anijen e fundosur thuhet se ishin 25 persona. Policia, zjarrfikësit dhe ekipet e shpëtimit gjetën 18 persona në breg, në mesin e tyre edhe tre fëmijë, tha Ministria e brendshme serbe. Autoritetet serbe thanë se në kërkime po marrin pjesë policë serbë, pjesëtarë të Departamentit për Situata Emergjente, zhytës të Xhandarmërisë së Serbisë, por edhe zyrtarë nga Bosnja. Serbia është pjesë e “rrugës ballkanike” përmes së cilët emigrantët kalojnë për të shkuar drejt Evropës perëndimore. Në dhjetë vjetët e fundit, në lumin Drina kanë humbur jetën të paktën 40 emigrantë, ndërsa kanë tentuar ta kalojnë atë. Vitin e kaluar, më shumë se 100.00 emigrantë kanë kaluar përmes Serbisë, apo 12 për qind më pak se në vitin 2022, sipas të dhënave të Komisariatit serb për Refugjatë dhe Migrim. Nga ky komisariat thanë më herët se numri i emigrantëve që kanë kaluar përmes Serbisë këtë vit është 80 për qind më i ulët sesa më 2023.

Top Channel/ “S`na lejojnë provimin ne shqip”, shpërthejnë protestat e studentëve në RMV!
04/04 15:23
Top News – ‘Greqia, shërbëtore e Izraelit’. Yannis Varoufakis: Kemi humbur pavarësinë tonë
02/04 15:39
Top Channel/ Moti i keq “skuq” Greqinë. Pluhuri afrikan shkakton probleme
01/04 22:50
Top News-Mickoski sakrifikon BE për ‘identitetin maqedonas’/Bullgaria të njohë minoritetin tonë atje
01/04 17:46
Top News- Skandali me fondet e BE për bujqësinë/ Kërkohet heqja e imunitetit për 11 deputetë grekë
01/04 11:40
Top News- Aleanca rrëzon pretendimet e Moskës për militarizim të Ballkanit Perëndimor
31/03 14:40
Top News- Serbia kundër udhëzimeve të BE/ Marrëveshje e re për furnizim me gaz nga Rusia
31/03 13:33
Top Channel/ Kroacia i mbyll derën Vuçiçit, anulon samitin e Ballkanit Perëndimor
30/03 22:27
Top Channel/ Greqia rrit pagën minimale/ Nga 1 prilli 920 euro bruto, rritje e 6-të që nga viti 2019
29/03 11:50
Top Channel/ 22 emigrantë vdesin afër Greqisë / Humbën jetën pas gjashtë ditësh në det pa ushqim
29/03 11:13
Top News – Tragjedi në Mesdhe. 22 emigrantë humbin jetën në ujërat greke
28/03 20:09
Top News- Putin strehon agjentët serbë/ Shërbimi sekret rus i përdori për trazira në Francë
27/03 13:50
Top News- Vuçiç bëhet paranojak/ ‘Kurti kërkon të zëvendësojë KFOR me FSK në Veri’
27/03 13:07
Top News – Greqia rrit pagën minimale. Hyn në fuqi nga 1 prilli, kategoritë që përfitojnë
26/03 15:23
Top News- Marta Kos ish agjente e UDB? Komisionerja përballet me eurodeputetët për akuzat
26/03 10:55
Top Channel/ Serbia hakmerret për misrin! Bllokohen 20 kamionë me fruta nga Shqipëria
24/03 19:57
Top News – 27 vite nga bombardimet e NATO-s. Aleanca nisi sulmet mbi forcat serbe dhe çliroi Kosovën
24/03 09:46
Top News- Nis gjyqi i shumëpritur në Greqi / Përplasja e trenave me 57 viktima, 30 persona nën akuzë
23/03 13:13
Top News – 300 mln euro për të ulur naftën. Qeveria greke miraton paketën financuese rekord
23/03 11:01
Top News- Vendos raketat kineze te MiG-ët rusë/Vuçiç gati për luftë:Do na sulmojë Shqipëria e Kosova
22/03 16:24