Një tragjedi e rëndë u shënua pasditen e kësaj të dielë në fshatin Resulaj të Bashkisë Selencisë. Eqerem Zykaj e Mynyre Zykaj, burrë e grua humbën jetën pasi ranë në kontakt me rrymën elektrike. Cifti i bashkëshorteve ndodheshin në kopështin e shtëpisë, ku po vadisnin bimët, teksa ranë në kontakt me rrymën elektrike dhe ndërruan jetën në vend.