Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Kosovë, më saktësisht në fshatin Raskovë të Obiliqit ku një fëmijë 5 vjeçar është gjëtur I mbytur në lumë. Policia e Kosovës ka njoftuar se është lajmëruar në lidhje me dyshimet që vogëlushi mund të kishte rënë në lumë. Menjëherë pas njoftimit njësitë policore kanë nisur të gjitha veprimet e mundshme për të gjetur fëmijën.