Shtetet e Bashkuara e kanë renditur Kosovën në Nivelin 2 në raportin e fundit për Trafikimin e Qenieve Njerëzore. Kjo kategori përfshin vendet ku qeveritë bëjnë përpjekje të konsiderueshme për të luftuar trafikimin me njerëz, por ende nuk arrijnë të përmbushin plotësisht standardet minimale ndërkombëtare.