Përfitimet e shumta që sjell veprimtaria kriminale e transportimit të emigrantëve të paligjshëm, apo ajo e trafikimit të drogës, I ka shtyrë trafikantët të mendojnë gjithnjë e më shumë metoda të reja për të mos rënë në sy. Së fundmi është vënë re një tendencë në rritje e përdorimit të mjeteve luksoze për të marrë emigrantët nga vendet e treta, kryesisht pranë kufirit me Greqinë e për ti dërguar në veri të Shqipërisë, që ata më pas të vijojnë me rrugëtimin e tyre drejt vendeve të BE-së.