Duke marrë shkas nga fluksi shumë i lartë i lëvizjes së automjeteve në fundjavë, veçanërisht drejt plazheve, zonave turistike dhe malit të Tomorrit, Policia Rrugore ka intensifikuar masat parandaluese. Policia e Shtetit apelon për KUJDES TË SHTUAR për të gjithë përdoruesit e rrugës, të cilët, për shkak të ngarkesës së trafikut në disa akse rrugore, manifestojnë sjellje agresive dhe të rrezikshme për sigurinë e tyre dhe të të tjerëve.