Një 46-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Korçës, pas një hetimi për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. Gjatë operacionit, Policia arrestoi në flagrancë Julian Belortaja, 46 vjeç, pasi ai transportonte me automjet një sasi prej 16 kilogramësh lëndë narkotike kanabis, të cilën dyshohet se do ta trafikonin drejt Greqisë.