Policia ka nisur hetimin për dy persona të cilët merreshin me trafikim automjetesh. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas kanë trafikuar në Shqipëri, automjete të vjedhura në shtete të ndryshme, kryesisht në Itali, duke iu bërë ndryshime në elementet identifikuese dhe duke i pajisur këto automjete, me dokumente false, me qëllim për t’i shitu rnë vendin tonë.