9 persona janë arrestuar nga policia greke nën akuzën e shpërndarjes së drogës në Patra. Një zyrtar i Prefekturës së Greqisë Perëndimore, një shofer ambulance, një punonjës i Universitetit dhe një zjarrfikës, të gjithë shtetas grekë, bashkëpunon me 4 shtetas shqiptarë dhe një grek për tregëtinë e kokainës dhe marijuanës. Drejtuesi i grupit kriminal ishte një shtetas shqiptar.