Një person i shpallur në kërkim kombëtar, për trafikim lëndësh narkotike, ra në prangat e policisë së Fierit, mëngjesin e kësaj të enjte. Nisur nga informacionet e siguruara në rrugë policore, për vendndodhjen e 53 vjeçarit, të shpallur në kërkim kombëtar, Gentian Guda, efektivët e policisë së Fierit, zbarkuan në vendin ku dyshohej se fshihej Guda, duke bërë të mundur arrestimin e tij.