Prokuroria e Durrësit ka vënë nën sekuestro pasuritë e Klejdi Abdylit dhe familjarëve të tij. Abdyli është vënë në pranga në maj të vitit 2019, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane për trafik droge. Për këtë arsye, prokuroria e Durrësit sekuestroi 6 apartamente, 3 automjete, 1 garazhd dhe 3 llogari bankare.