Departamenti I Policisë Kufitare ka njoftuar këtë të hënë se ka goditur 4 raste paligjshmërie në kufi. Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit kanë kaluar për kontroll më të detajuar shtetasin E. B. Nga verifikimet në laboratorin e dokumenteve rezultoi se leja e qëndrimit që kishte paraqitur ky shtetas, ishte e falsifikuar.