TIRANË- Një 38-vjeçar i kërkuar nga drejtësia italiane për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve në sasi të mëdha, kryer në bashkëpunim” është vënë në prangat e policisë. I arrestuari është Gj. Ll., 38 vjeç, banues në Tiranë dhe për të Gjykata e Hetimeve Paraprake e Romës, ka caktuar masën e arrestit ndërkombëtar, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve në sasi të mëdha, kryer në bashkëpunim”. Maksimumi i dënimit është 10 vjet burgim.