Dy persona janë arrestuar pasi akuzohen se shpërndanin drogëra të forta në lagjen nr.10 të Korçës. Në pranga ranë Elton Adili, 41 vjeç, banues në Korçë dhe Andi Duka, 44 vjeç, banues në Elbasan. Dy trafikantët në lagjen nr. 10, Korçë, ushtronin aktivitetin kriminal të shpërndarjes së drogave të forta, shërbimet e policisë organizuan veprimet dhe bënë të mundur lokalizimin e tyre.