Katër shqiptarë janë arrestuar nga policia greke, nën dyshimet se janë pjesë e një organizate kriminale që ushtronte aktivitetin e shpërndarjes së lëndëve narkotike në ishullin e Santorinit gjatë sezoneve turistike. Autoritetet greke thonë se rrjeti kriminal ishte i strukturuar në mënyrë hierarkike me një infrastrukturë profesionale dhe kishte hartuar një plan veprimi metodik dhe të detajuar, duke siguruar funksionimin e pandërprerë të të gjitha fazave të veprimtarisë për përfitimin sa më të madh.