ITALI- Një bandë e trafikut të drogës që drejtohej nga shqiptarët është shkatërruar në Itali. Në pranga kanë rënë 7 persona mes tyre edhe një femër. Sipas medieve italiane shqiptarët e arrestuar janë Florian Zeqiri, Armando Ahmeti, Enkelejd Kapaj. Sipas ‘La Repubblica’ prokuroria e Xhenovës kanë nisur në vitin 2017 hetimet në lidhje me këtë bandë, në bashkëpunim me Antimafien italiane dhe Departamentin e Antidrogës.