Vijojnë operacionet për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit. Finalizohet operacioni policor i koduar “Border 9”, i zhvilluar nga DVKM Vlorë, në bashkëpunim me Forcën Speciale “Delta” dhe Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Vlorë. Transportonin me 2 automjete, kundrejt pagesës, 9 emigrantë nga vendet e treta, vihen në pranga 2 shtetas.