Drejtoria Ventore Tiranë ka vijuar operacionet kundër rasteve të trafikimit nga ShBA, të Cannabisit me përqindje të lartë THC, me qëllim shitjen në Tiranë. Në 24 orët e fundit janë goditur dy raste, duke sekuestruar 3 pako me 7.7 kg Cannabis Sativa me përqindje të lartë THC.