Policia e shtetit njoftoi arrestimin e një shtetasi egjiptian, i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane me akuzën e trafikut të qënieve njerëzore e kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Egjiptiani 49 vjeçar u ndalua në qytetin e Durrësit nga Interpol Tirana dhe forca e posaçme operacionale e policisë së shtetit.