Policia e Sarandës ka zhvilluar operacionin e koduar “Kufiri 7”, ku në pranga ka rënë një trafikant emigrantësh. Si rezultat i këtij operacioni u arrestua shtetasi Tonin Hasa, 52 vjeç, banues në Elbasan. Ky shtetas u kap në flagrancë në vendin e quajtur “Qafa e Soronesë”, duke transportuar me një automjet tip kamionçinë, kundrejt pagesës, 29 emigrantë, që do të kalonin ilegalisht në vendet e BE-së.