Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim Flori Palin, Anita Adilaj dhe Fredi Palin, teksa në shkurt të këtij viti u sekuestroi pasurinë në Lezhë, që dyshohet se është vendosur nga aktiviteti kriminal në Norvegji. Nga hetimi ka rezultuar se Flori Pali, organizatori i një grupi të strukturuar kriminal gjatë periudhës kohore Janar 2018 deri në Qershor 2019, në bashkëpunim me Halit Xhinin dhe Steven Cooper, ka trafikuar për në Norvegji, sasinë prej 4 kg kokainë dhe 10 kg marjuanë.