Policia e Tiranës ka sekuestruar 10 armë zjarri. Në pranga janë vënë 4 persona nga Kosova, që mendohet se i sillnin prej andej për ti shitur në Tiranë. Gjatë operacionit, në vendparkimin e një terminali autobusësh, në Lundër, u kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit Blerim Krasniqi, Benjami Shala, Edonis Thaçi dhe Muhamed Krasniqi të gjithë banues në Kosovë.