Policia greke ka vënë në pranga 4 shtetas grekë dhe një shqiptar, pjesë e një organizate nën akuzën e trafikut të armëve. Organizata e kishte aktivitetin e saj në ishullin e Kretës dhe konkretisht në Hania. Sipas policisë greke, anëtarët e kësaj organizate trafikonin armë dhe fishekë nga Shqipëria në drejtim të Kretës.