Një politikan ukrainas që ndërroi anë, për tu pozicionuar në krah të Vladimir Putinit kur ky i fundit urdhëroi pushtimin e Ukrainës, thuhet se është qëlluar për vdekje me një shotgun në Khersonin e pushtuar. Oleksiy Kovalyov, 33 vjec, një zyrtar i lartë i ngarkuar me bujqësinë në administratën ushtarako-civile të emëruar nga Moska në Kherson, raportohet se u vra në shtëpinë e tij në qytetin Hola Prystan, të dielën. Bashkëshortja e tij, 38 vjec po ashtu, u gjet e therur me thikë, me shenje jete fillimisht, por nuk mundi të mbijetonte dhe vdiq në spital.